20:07 / 12.12.2023
VATRA kërkon krijimin e një trupe konsultative për dialogun
A.B/RTKlive
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA i ka bërë kërkesë krerëve të institucioneve në Kosovë e liderëve politikë.
“Krijoni një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Ibrahim Rugova”, thuhet në kërkesën e VATRA-s.
Kryetari i Vatrës Elmi Berisha i ka dërguar nga një letër Presidentes së Republikës së Kosovës Zonjës Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Parlamentit Glauk Konjufca, Ambasadorit Amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier, Kryetarit të AAK Ramush Haradinaj, Kryetarit të LDK z.Lumir Abdixhiku, Kryetarit të PDK z.Memli Krasniqi.























