Nuk pranohet peticioni|VIDEO
BKT
Lajme

Nuk pranohet peticioni|VIDEO

Edina Avdiu/RTK

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut nga një iniciativë qytetare u kthye mbrapsht nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut. Kryesuesi Nexhat Ugljanin tha se ai peticion s`ishte në përputhje me Udhëzimin Administrativ, andaj si i tillë është jolegjitim.

Iniciativa e qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut përmes peticionit, u kthye mbrapsht të martën.

Kjo pasi sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut,  kërkesa nuk ishte në përputhje me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal, raporton RTKlive.

"Unë si kryesues nuk pranoj atë lloj kërkese që nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ. Versioni serbisht dhe shqip janë ndryshe. Kërkohen dy letra, letrën e njoftimit për formimin e grupit punues dhe iniciativës për peticion por edhe kërkesën, për çka lypet shkarkimi i kryetarit. Ata atë nuk e kanë dorëzuar", tha Nexhat Ugljanin, Kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicë.

Ugljanin thotë se qytetarët mund ta dorëzojnë sërish një kërkesë që është në përputhje me Udhëzimin Administrativ e cila më pas do të protokollohet dhe të dërgohet KQZ dhe MAPL për shqyrtim dhe regjistrim.

Sipas tij, prapa këtyre iniciativave qëndron Lista Serbe.

"Ne e dimë kush është prapa iniciative por ne merremi me institucionet tona lokale dhe ligjshmërinë sipas Udhëzimit Administrative dhe kur gjithçka të jetë në rregull do të niset edhe procesi për peticion", tha Ugljanin.

Kryetarin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek, e takoi të martën përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog, përmes platformës sociale ‘X’, ka bërë të ditur se me kryetarin e Listës Serbe ka diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme lokale, si dhe për procesin e dialogut.


MË SHUME NGA Lajme