14:49 / 13.12.2023
Haxhi Shala në Hagë nuk deklarohet për akuzat|Video
Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u deklaruar në lidhje me akuzat ndaj tij.
Shala ka thënë se një deklarim të tillë do ta bëjë në seancën e radhës, pasi t’i marrë të gjitha shkresat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gjyqtari Nicolas Goillou e pyeti Shalën nëse ka ndonjë ankesë sa i përket arrestimit dhe paraburgimit të tij. Ai u përgjigj se gjithçka është në rregull.
Shala akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë.























