Zjarrfikësit nesër sërish në protestë, shkak mospërmbushja e kërkesave
BKT
Lajme

Zjarrfikësit nesër sërish në protestë, shkak mospërmbushja e kërkesave

M.P. / RTKlive

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar për protestën të cilën do ta mbajë sërish nesër, si shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq një nga vendimet që ata e potencojnë sërish është anulimi i pagesës së rrezikshmërisë në punë.

“Zjarrfikësit, janë të anashkaluar dhe të trajtuar në mënyrë diskriminuese më të vrazhdë të mundshme në çdo aspekt dhe jemi të bindur se të gjithë e dinë këtë gjendje të krijuar te kjo kategori e të punësuarve, kjo neglizhencë e institucioneve për mos veprim ka irrituar zjarrfikësit e Kosovës dhe janë këmbëngulës të kuptojnë qëndrimin e Qeverisë dhe të marrim një konfirmim dhe përgjigje”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.


MË SHUME NGA Lajme