Lajçak në bisedë me Bislimin: U dakorduam për hapat e mëtejshëm në dialog
BKT
Lajme

Lajçak në bisedë me Bislimin: U dakorduam për hapat e mëtejshëm në dialog

B. H. | RTKlive

I deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin janë dakorduar për hapat e mëtejshëm në çështjet e dialogut.

“Sot pata një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, për një listë të çështjeve të dialogut. U dakorduam për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
 


MË SHUME NGA Lajme