Hovenier: Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor
BKT
Lajme

Hovenier: Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor

M.P. / RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas takimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, James O’ Brien.

Hovenier ka thënë se bashkëpunimi në siguri është thelbësor për qëllimet e Kosovës.

“Takimi i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe Ndihmës Sekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme