09:26 / 14.12.2023
Osmani takon Melonin, pret përkrahjen e Italisë për Kosovën
SH.Ç/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Në Facebook, Osmani ka shkruar se në këtë takim ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.
“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani në Facebook.























