10:47 / 14.12.2023
FSK dhe FARSH në stërvitje të përbashkët, Maqedonci: Dy ushtri, një komb
E. Hoti / RTKlive
Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë duke e zhvilluar stërvitjen e përbashkët ushtarake "Fekeni 23".
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ushtrimi është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.
“Dy ushtri, një komb!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai më tej ka shtuar se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore.
“Terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Maqedonci.























