Israel: Se Serbia nuk i respekton marrëveshjet, kjo nuk është diçka e re
N.M. /RTKlive
Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, thotë se është interesante se si, gjithmonë, Serbia nuk e sheh veten të detyruar t`i respektoi marrëveshjet, që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i paraqesin si sukses i plotë të dialogut.
Israel, në një postim në platformën X, shkruan se kjo që po bënë Serbia nuk është diçka e re.
“Jo e re, por gjithmonë interesante të shihet se Serbia nuk e sheh veten të detyruar nga marrëveshjet që Josep Borrell dhe MiroslavLajçak i paraqiten si suksesi i tyre i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nga ky këndvështrim, samiti i Ballkanit Perëndimor ishte me sa duket një tjetër “sukses” i plotë”, shkruan Israel.
Serbia ka shprehur rezervat e saja lidhur me detyrimet e këtij vendi që dalin nga marrëveshja mbi rrugën drejt normalizmit të marrëdhënieve me Kosovën si dhe aneksin e zbatimit.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, sot, ka dërguar letër në selinë e Bashkimit Evropian duke konfirmuar se shteti i saj nuk do t’i respektojë të gjitha nenet e marrëveshjes.
























