Rasti `Panda`, Musliu: Synimi i Serbisë që të fajësojë shqiptarët
BKT
Lajme

Rasti `Panda`, Musliu: Synimi i Serbisë që të fajësojë shqiptarët

N.M. /RTKlive

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu kujtoi edhe njëherë sesi Serbia para 25 vjetëve vrau gjashtë të rinj serbë duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu, në një postim në platformën sociale, X,  ka rikujtuar 25-vjetorin e rastit “Panda” në Pejë, për të cilin ka thënë se është një nga rastet më të tmerrshme që Serbia sajoi kundër shqiptarëve.

 “Një nga rastet më të tmerrshme që Serbia sajoi kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj #Serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti #Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Musliu.


MË SHUME NGA Lajme