Xani: BE ta kushtëzojë qartë Serbinë në raport me Kosovën dhe me integrimin
BKT
Lajme

Xani: BE ta kushtëzojë qartë Serbinë në raport me Kosovën dhe me integrimin

M.Miftari/RTKlive

Visar Xani, analistë politik, në "Lajmet e fundit" ka folur për situatën politike e të sigurisë në vend, konkretisht për dialogun Kosovë- Serbi, me theks të veçantë për Asociacionin.

Sipas analistit Xani, deklarata e përfaqësuesve serbë që nuk do ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit, është shantazh dhe për konsum politik të brendshëm.

“Pozicioni gjeopolitik dhe momentumi që është duke ndodhur kanë krijuar një farë favori për Serbinë, ku arrin të mos i zbatojë kërkesat e BE-së dhe të SHBA-së dhe, njëkohësisht, të jetë e përkëdhelur”, deklaroi Xani.

Ai vlerësoi si pozitive veprimet e koordinuara të qeverisë së Kosovës me BE-në lidhur me dialogun dhe çështjet tjera integruese.

Lidhur me mesazhin e djeshëm nga Brukseli drejtuar vendeve të Ballkanit e në veçanti Serbisë e Kosovës për një rol konstruktiv, Xani tha se Serbia nuk është duke i marrë seriozisht, ndonëse, mesazhin e BE-së e konsideron të fuqishëm dhe vendimtar në procesin e integrimit në BE, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por të krejt rajonit.

Xani, më tej, shtoi se është me rëndësi që Kosova, nga ana e saj, t’i kryej detyrat e veta në koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-në, në mënyrë që, siç tha ai, të shihet qartë para ndërkombëtarëve se Serbia është ajo që nuk i zbaton marrëveshjet.

Ai vlerësoi si pozitive veprimet e koordinuara të Qeverisë së Kosovës me BE-në lidhur me dialogun dhe çështjet tjera integruese.


MË SHUME NGA Lajme