Kurti njofton diplomatët amerikanë: Deri tani 4200 serbë konvertuan targat
BKT
Lajme

Kurti njofton diplomatët amerikanë: Deri tani 4200 serbë konvertuan targat

M.Sh/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se deri më tani, mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS. Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një takimi me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, të cilës i uroi mirëseardhje në Kosovë.

Së bashku në këtë takim diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet vendeve, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që, siç u tha, i presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit.“Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme