14:26 / 15.12.2023
Kurti: Kosovës duhet t`i jepet statusi i kandidatit të BE-së pa vonesë
M.P. / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në platformën `X` ka thënë se Kosovës si një nga shtetet më demokratike duhet t`i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë.
Ai me këtë rast ka uruar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë.
“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavisë. WB6-është mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE në rajon, Kosovës duhet t'i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.
























