17:46 / 15.12.2023
Konjufca takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it
F.S / RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe atë të OSBE-së.
Në një njoftim të shkurtër nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se në këtë takim kryetari Konjufca dhe ambasadorët kanë diskutuar për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas.























