Investimi në shëndetin mendor, investim për të ardhmen e shoqërisë|Video
Fatos Cërvadiku / RTK
Njohës të sistemit arsimor në vend thonë se shëndeti mendor ka vëmendje minimale në shkollat tona. Ndërkohë në një tryezë të organizuar nga SBASHK për këtë temë, nga aktorë të ndryshëm institucionalë u vlerësua se investimi në shëndetin mendor është investim edhe në të ardhmen e shoqërisë.
Numri i madh i nxënësve në shkolla shton nevojën që brenda një shkolle të ketë më shumë se një psikolog. Kështu tha për RTK-në psikologia Ema Jashari Skeja.
Sipas saj, momentalisht vendi qëndron më mirë sa i përket kujdesit ndaj shëndetit mendor.
Ndërkohë njohës të sistemit të arsimit thonë se shëndeti mendor ka vëmendje minimale në shkollat tona.
“Shëndeti mendor nuk është i kufizuar vetëm në prezencë të psikologut , shkon përtej saj me një vetëdijesim të komunitetit të shkollës për përkrahje të vazhdueshme të të gjithëve në mënyrë që të garantohet mirëqenia emocionale e fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve”, tha Rinor Qehaja.
Për kujdesin ndaj shëndetit mendor në shkolla, u fol të premten në një tryezë të organizuar nga SBASHKU dhe mbështetur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit.
“Investimi në një shkollim që investon në investon në mirëqenien në shëndetin mendor është investim edhe në të ardhmen e shoqërisë”, tha Artdian Gola nga Komisioni Parlamentar për Arsim.
“Ajo që për koiçidencë të sotit po e lidhi, është zyrtarisht nga ana e MSH-së, është njoftuar edhe projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar, i cili ndikon indirekt, në çështjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe familjes”, u shpreh Arsim Berisha, zv.ministër i shëndetësisë.
“Është një udhëzim administrativ që na obligon me pasur psikologë në shkolla qeveria nuk ka pasur mundësi me punësuar secilin psikolog për një shkollë kanë qenë diku 1000 psikologë për numrin e nxënësve ne kemi kërkuar që në shkolla të jetë një psikolog”, tha Leonora Shala nga MASHT.
“Nga të dhënat që na vijnë nga prindërit shumë shkolla, psikologët që i kanë angazhuar si psikologë, nuk janë të thirru për me qenë psikolog”, tha Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës
Ky takim i paraprin konferencës së ardhshme që pritet të mbahet në shkurt të vitit 2024.























