Dështon zgjedhja e tre anëtarëve për Bordin e RTK-së, konkursi përsëritet
BKT
Lajme

Dështon zgjedhja e tre anëtarëve për Bordin e RTK-së, konkursi përsëritet

SH.Ç/RTKlive

Asnjëri nga kandidatët për anëtar të Bordit të RTK-së nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë bord. Nga 61 deputet pjesëmarrës në votim, 47 fletëvotime ishin të pavlefshme. Pas dështimit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, konkursi do të përsëritet.

Deputetët e Kuvendi i Kosovës nuk kanë arritur që të zgjedhin tre anëtarët e Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shqiptar, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Në votim për zgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shqiptar morën pjesë 61 deputetë, prej tyre të pavlefshme ishin 47 fletëvotime.

Në garë ishin kandidatët Mehmet Kalisi, i cili mori shtatë vota, Naile Demiri, Albinot Maloku dhe Shukrie Rama nga katër vota, Dritan Shaipi dy vota, kurse Ilir Bytyçi një votë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se konkursi duhet të përsëritet për pozitat vakante për Bordin e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme