City barazon, fitojnë Chelsea e Newcastle
Uran Krasniqi/RTKLive
Një penallti e realizuar saktë nga Olise në minutën e pestë të kohës shtesë i ka mohuar Manchester Cityt fitoren.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk ka shkuar më shumë se sa barazim me Crystal Palace.
Ndërsa Chelsea ka fituar nga Sheffield United e gjithashtu edhe Newcastle United nga Fulham.
Ndeshjen e xhiros së shtatëmbëdhjetë City e ka nisur mirë, kur ka krijuar epërsi prej 2-0 me golat e Grealish (24') e Lewis (54'), por nuk ka qenë në gjendje që ta ruajë atë. Palace ka reaguar me golat e
Mateta (76') dhe Olise (90 + 5'), duke e barazuar rezultatin.
Ndërkohë Chelsea me golat e Palmer (54') e Jackson (61') ka fituar
2 - 0 kundër Sheffield United.
Poashtu Newcastle ka fituar 3-0 ndaj Fulham me golat e Miley (57'), Almiron (64') dhe Burn (82).
Aktualisht tabela e Premier League kryesohet nga Liverpool.























