Çeku uron xhudistët e Kosovës: Me kampionët e zemrave tona
BKT
Lajme

Çeku uron xhudistët e Kosovës: Me kampionët e zemrave tona

M.P. / RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar fitoren e katërfishtë të Kosovës në Evopianin e xhudos.

"Me kampionët e zemrave tona", ka shkruar ai duke shpërndarë fotografi me xhudistët. 
Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë, ndërkaq me medajle të bronztë u stolisën Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. 

Për herë të parë në histori, Kosova ishte nikoqir Kampionatit Evropian të hapur të xhudos. Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet sot ka qenë arenë e xhudistëve më të mirë evropianë dhe kjo ngjarje u transmetua eksluzivisht në Radiotelevizionin e Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme