Hovenier uron katër xhudistët kosovarë
BKT
Lajme

Hovenier uron katër xhudistët kosovarë

B. H. | RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përgëzuar xhudistët kosovarë për medaljet e fituara sot në Kampionatin Evropian të xhudos në Prishtinë, teksa është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ngjarje sportive.

“I nderuar që isha pjesë e ceremonisë historike të hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos 2023 pikërisht këtu në Prishtinë. I lumtur të shoh sportistë që përfaqësojnë 26 shtete dhe urime për xhudistë kosovarë Akil Gjakova, Nora Gjakova, Distria Krasniqi & Dardan Cena për fitoret e tyre”, shkroi Hovenier në platformën X.

Kosova vazhdoi të bëjë histori në skenën evropiane, ku Akil Gjakova fitoi medaljen e artë, derisa me medaljet e bronzta u stolisën Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme