Kryeqytetin e vërshojnë ‘babadimrat’ për aktivitet humanitar|Video
BKT
Lajme

Kryeqytetin e vërshojnë ‘babadimrat’ për aktivitet humanitar|Video

Fatos Cervadiku / RTK

Nga sheshi `Xhorxh Bush`, fëmijë e të rritur vrapuan në mini-maratonën `Vrapo Babadimër`, që këtë të diel shënoi edicionin e tetë humanitar. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 3500 persona, derisa u tha se se vitin tjetër synohet numër edhe më i madh.

Nga organizatorët u tha se qëllimi i këtij organizimi është humanitar. “Do të ndihmohet reparti i hematoonkologjisë-Pediatri me shtretër për nënat kujdestare 24 orë, për lodra pas terapisë për psikologjinë e fëmiut. Po ashtu do të ndihmohen rreth 250 familje me dhurata për festat e fundvitit me gjëra ushqimore”, ka theksuar Jusuf Islami, organizator i këtij aktiviteti.

I pranishëm aty ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. “Të gjithë janë këtu së bashku që t’i ndihmojmë njëri - tjetrit dhe në vitin 2024 e kemi një vit me përplot aktivitete sportive, të cilat përveç që i bëjnë qytetarët së bashku ndihmojnë edhe shëndetin e qytetarëve”, tha ai.

Pjesëmarrësit në këtë mini-maratonë shpresojnë se pjesëmarrja e tyre të jetë ndihmesë për ata që kanë nevojë.

“E dimë që është pjesë humanitare, për shkak të veshjes që e marrim. Shpresojmë që i ndihmojmë sadopak familjeve që kanë nevojë”, tha një qytetare.

“Çdo festë që organizohet për shëndet të fëmijëve është e mirëseardhur edhe kjo besoj që përcjell një mesazh qe shëndeti i fëmijeve është primar”, tha një tjetër pjesëmarrës i këtij aktiviteti.


MË SHUME NGA Lajme