Osmani e Möller diskutuan për sigurinë në rajon dhe për procesin e dialogut
BKT
Lajme

Osmani e Möller diskutuan për sigurinë në rajon dhe për procesin e dialogut

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti në takim sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se presidentja Osmani ka pritur sot në takim  sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për procesin e dialogut.

Mes tjerash, në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione.

“Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për përkrahjen e Gjermanisë, ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme