Kamberi: Do ta ballafaqojmë sërish Serbinë për diskriminim të shqiptarëve
BKT
Lajme

Kamberi: Do ta ballafaqojmë sërish Serbinë për diskriminim të shqiptarëve

F.Sertolli / RTKlive

Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i Shqiptarëve të Preshevës në Parlamentin serb, kjo pasi ai arriti të fitojë edhe një mandat të deputetit, nga zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel.

Në një postim në platformen “X”, Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme. Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, shkruan Kamberi në platformen 'X'.


MË SHUME NGA Lajme