BE ndihmon fushatën `ExploreEurope` për udhëtimin pa viza
BKT
Lajme

BE ndihmon fushatën `ExploreEurope` për udhëtimin pa viza

N.M. /RTKlive

Komision i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim njofton edhe njëherë se për dy javë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër BE pa viza, deri në 90 ditë dhe ndihmon fushatën që informon udhëtimin pa viza.

“Ambasadorët tanë  dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, bashkë me EUKosovo iu bashkuan fushatës ExploreEurope, duke ndarë këtë lajm emocionues nëpër qytetet e Kosovës për liberalizimin e vizave, që fillon më 1 janar 2024”, thuhet në postimin e Komisionit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndryshe, udhëtimi pa viza për pasaportat kosovare do të bëhet realitet më së voni më 1 janar 2024. Pas marrëveshjes ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi propozimin e Komisionit, mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të lejohen të udhëtojnë në BE pa vizë, për maksimum 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.


MË SHUME NGA Lajme