Von Cramon: Zgjedhjet në Serbi u zhvilluan me parregullsi të shumta
BKT
Lajme

Von Cramon: Zgjedhjet në Serbi u zhvilluan me parregullsi të shumta

N.M. /RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo, si anëtar e delegacionit nga Parlamenti Evropian, për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, të mbajtura të dielën, ka theksuar disa nga parregullsi që u kryen në këtë proces.

Von Cramon  në një postim në platformën X, vlerëson se zgjedhjet në Serbi u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe me parregullsi të shpeshta blerje të votave.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”.

Von Cramon thotë se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

 


MË SHUME NGA Lajme