Sveçla: Cigare të konfiskuara në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut
BKT
Në Fokus

Sveçla: Cigare të konfiskuara në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut

M.Sh/RTKLive

Për aksionin e fundit të policisë në veriun e Kosovës për të luftuar kontrabandën dh krimin e organizuar, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nëpërmjet një video tregon për një sasi të konsiderueshme të cigareve të konfiskuara në Mitrovicën e Veriut.

“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut”, ka shkruar Sveçla.

“Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës!”,ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Në Fokus