20:02 / 19.12.2023
Kurti njofton shefin e EULEX-it për konvertimin e targave në veri
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutuan për sigurinë, sundimin e ligjit dhe drejtësinë.
Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani.
Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim.
Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës.























