Mbyllet nata e parë e Fest 62, një mbrëmje plot emocione
BKT
Në Fokus

Mbyllet nata e parë e Fest 62, një mbrëmje plot emocione

RTKlive

(E plotësuar 23:45) Ka përfunduar nata e parë e Fest 62 në RTSH, me plot emocione, performanca artistike e humor. Këngëtari i njohur italian krijoi një atmosferë mbresëlënëse jo vetëm mes spektatorëve që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, por edhe të ekraneve televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një spektakël që kishte gjithçka, zëra të bukur, kompozime origjinale, orkestra mjaft të spikatura, skenografi dhe regji skenike e cila nxori në pah akoma më shumë vlerat e këtij spektakli.

Kjo natë ngjiti në skenë 16 këngëtarë, përkatësisht: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Nesër, në natën e dytë të Festivalit, premtohen emocione dhe surpriza të reja.

Nis Festivali i Këngës në RTSH, transmetohet edhe në RTK (21:50)

Ka nisur edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku do të dëgjohen 16 këngë, në një garën që lë gjurmë në muzikën shqiptare, e më pastaj për të marrë pjesë në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Katër netët magjike që transmetohen në televizion do të modelohen nga Kledi Kadiu, Adriana Matoshi, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules.

Fest 62, eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, ka rezervuar plot surpriza për publikun, ndërsa në skenë ka performuar këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili para publikut shqiptar ka sjellë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Publiku do të njihet sonte për herë të parë me këngët pjesëmarrëse në Festival, ndërsa artistët që do të performojnë në këtë natë të parë janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Në tri netët e para të Fest 62 do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt edhe teleshikuesit nga Kosova përmes valëve të RTK 4 dhe nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.

Umberto Tozzi, i ftuar special në natën e parë të Festivalit

Këngëtari i njohur italian, Umberto Tozzi ka elektrizuar skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar duke interpretuar disa prej këngëve të njohura të repertorit të tij, transmeton RTSH.

Tozzi është prezantuar për publikun nga aktori i humorit Xhuliano Dule, ndërsa ka shprehur edhe dëshirën për të zhvilluar një koncert live në Shqipëri. “Kam shumë qejf të bëj një koncert live në Shqipëri”, u shpreh Tozzi para publikut.

Tozzi nuk harroi të përmendë edhe disa nga artistët shqiptarë që kanë bërë emër në skenën e muzikës italiane. “Unë njoh këngëtarët shqiptarë si të madhen Ana Oksa dhe të madhin Ermal Meta, që e mendoja fillimisht se ishte italian”, tha Tozzi.

Umberto Antonio Tozzi është një këngëtar dhe kompozitor italian i muzikës pop dhe rock. Gjatë karrierës së tij, ai ka shitur mbi 70 milionë disqe në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare dhe hitet e tij më të mëdha ndërkombëtare janë: "Stella Stai", "Gloria", "Tu" dhe "Ti Amo".


MË SHUME NGA Në Fokus