Kurti: Mbështetje direkte për talentin dhe potencialin e rinisë
BKT
Foto: Albulena Sejdiu-Luma
Lajme

Kurti: Mbështetje direkte për talentin dhe potencialin e rinisë

V.Th. RTKlive

Panairi i rinisë dëshmojë për suksesin e vajzave dhe djemve tanë, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë punimeve në Konferencën për Rininë 2023, e cila po mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.

Kurti vlerësojë shumë produktet punëdore  të ekspozuara në panairin e rinisë.

 “Sukseset e rinisë sonë në film, art, sport, biznes e teknologji, janë përtej të zakonshmes”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit theksoi se roli i shtetit është që ta përcjell talentin dhe potencialin e rinisë me mbështetje direkte.

Tutje, Kurti deklaroi se rezultatet e testit “PISA”, kanë treguar defekte strukturore e kronike në sistemin arsimor.

“Kanë treguar se ka ende shumë për tu bërë, se ka çështje të cilat po kanë efekte negative e shoqëruese në tregun e punës dhe në ekonomi”, tha ai.

Sipas tij, vështirësitë që quhen sfida nuk janë shkak për dëshpërim, por siç tha ai përkundrazi janë shkak për vullnet, optimizëm dhe entuziazëm.


MË SHUME NGA Lajme