Koci: Marrëveshja e Ohrit pas letrës së Bernabiqit ka rënë/Video
F.Sertolli / RTKlive
Në emisionin “RTK Prime” është debatuar për zhvillimet ë fundit politike në vend, duke u fokusuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Si dhe për iniciativën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar liderit opozitar, dy prej të cilëve nuk i ka takuar. Kryetari i PDK_së, Memli Krasniqi dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e kanë takuar Osmanin, kurse kjo e fundit ka deklaruar se dera e saj është e hapur për ta.
Politologu Milazim Koci duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend ka vlerësuar se mos takimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk është zhvillim i mirë.
“Pavarësisht shkaqeve, takimi do të duhej të mbahej. Megjithatë shumë kohë më herët do të duhej të krijohet një ekip i unitetit apo koordinues ku do të mblidheshin përfaqësues të presidencës, qeverisë e edhe të opozitës dhe të debatonin, në mënyrë që opozita ta ketë informacionin se çfarë është duke ndodhur”, tha Koci në 'RTK Prime' të RTK-së.
Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe opozita nuk ka pasur aspak informacione se çfarë po ndodhë me bisedimet, dhe ajo ka qene krejtësisht e përjashtuar nga çdolloj informacioni.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve në vend, Koci shprehet i habitur që askush ne Kosovë nuk po merret me letrën e kryeministres serbe, Ana Bëqrnabiq dërguar Bashkimit Evropian.
“Letra e Bërnabiq është dorëzuar në Bruksel në formë të shkruar dhe ky zhvillim e ndërron në mënyrë dramatike gjithë dinamikën dhe situatën në raportin Kosovë- Serbi. Në këtë letër janë 4 pika kryesore, nën 1. Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën dejuro, por tash as defakto. Nën 2 nuk njehë integritetin territorial të Kosovës, nën 3 nuk e konsideron ujdinë në Brukesel e Ohër marrëveshje ndërkombëtare dhe nën 4 këtë marrëveshje nuk e konsideron ligjërisht të obligueshme”, tha Koci në RTK.
Pas kësaj Koci ka shtruar pyetje Marrëveshja e Ohrit pas letrës së Bernabiqit ka rënë se çfarë ka mbetur nga marrëveshja e Ohrit. “fare”, tha Koci.
Arifi: Marrëveshjet në Bruksel e Ohër janë pranuar, Qeveria nuk i bënë publike
Ish-kryenegociatori, Avni Arifi duke i komentuar bisedimet në Bruksel, tha se është e vërtet që bisedimet atje janë të kufizuara dhe nuk ka transparencë.
“Marrëveshjet në Bruksel e Ohër janë pranuar nga kjo qeveri dhe madje kanë bërë edhe komente për këto marrëveshje, porse nuk i bëjnë publike. Prandaj në procese të tilla kur palët pajtohen për një dokument, ai dokument ose hidhet ose shtohet presioni për zbatimin e tij, apo të gjendët modaliteti për zbatimin e tij”, tha Arifi.
Sipas tij, nuk shkohet në një proces tjetër pa e ditur çka po bëhet me atë për të cilin janë marrë vesh.
“Është absurde me mendu që ata do të dërgojnë një dokument, dhe qeveria pa e pranuar fare do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe kur Kushtetuesja thotë që ka shkelje, e këta (Qeveria) me thënë jo nuk e implementojmë. Çfarë logjike është kjo dhe kush mund ta besojë këtë”, theksoi Arifi për RTK.
Pula: Ka amulli dhe paqartësi politike edhe juridike te dokumentet
Ndërkaq, analisti, Shqipërim Pula tha se ka amulli dhe paqartësi edhe politike edhe juridike te dokumentet që lidhen me draft-statutin.
Pula theksoi se ka deklarime të ndryshme nga ana e Qeverisë, pasi siç tha ai, disa thonë që është pranuar draft-statuti dhe është në shqyrtim e disa jo.
“Për mua kjo tregon një situatë jo-mjaftueshëm të pastër”, theksoi Pula.























