Kurti: Do t’i mbrojmë vlerat e trashëgimisë kulturore e fetare
BKT
Lajme

Kurti: Do t’i mbrojmë vlerat e trashëgimisë kulturore e fetare

M.Sh/RTKLive

Kryeministri Albin Kurti premtoi mbështetje për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë. Këto deklarata ai i bëri pas vizitës në Artanë ku qëndroi së ashku me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe ministrin Hajrulla Çeku.

Ata vizituam xhaminë e Osman Efendisë dhe tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë, ku sipas tij, ndërthuren shtresat shumëshekullore kulturore me historinë e shfrytëzimit të pasurive minerare të kësaj zone.

Xhamia e Osman Efendisë, sipas Kurit, e vetmja e mbetur nga pesë xhamitë e ndërtuara në qytetin minerar të Artanës, dhe tyrbja, gjenden rrëzë Kalasë, dhe plotësojnë mozaikun e pasur kulturor të kësaj zone.

“Të dy monumente u restauruan si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe UNDP, dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës. Përmes programit të restaurimit çdo ditë po mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare dhe po i vëmë në shërbim të komunitetit, të secilit komunitet”, deklaroi Kurti.


MË SHUME NGA Lajme