10:43 / 21.12.2023
Vazhdon seanca për krime ndaj Joliqit, dëshmon Naim Curraj
Arlinda Sejda/RTK
Po vazhdon seanca për krime lufte, ku në rastin ndaj te akuzuarit Çaslav Joliq, po dëshmon Naim Curraj, për rastin e vëllait të tij Nexhmedinit. Gjatë periudhës 98/99, vëllau i tij Nexhmedini dyshohet se është rrahur nga i akuzuari Çaslav Joliq.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Çaslav Joliq me dyshimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.























