Dobra dhe Dundakova diskutuan për thellimin e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Dobra dhe Dundakova diskutuan për thellimin e bashkëpunimit

RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra po merr pjesë në konferencën "Sfidat e së ardhmes së Administratës Publike në Kosovë dhe Evropë" në Sofje në kuadër të frankofonisë, e organizuar nga Instituti i Bullgarisë për Administratë Publike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjatë kësaj vizite zëvendësministri Dobra u takua edhe me zëvendësministren e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë ,  Ivelina Dundakova ku temë diskutimi ishte edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Tutje njoftohet se Zëvendësministri Dobra gjithashtu vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, ku u takua me ambasadorin, Haxhi Bajraktari dhe sekretarin e parë të ambasadës, Bujar Deskun, me të cilët diskutuan për gjendjen aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Bullgarisë në fushën e Administratës Publike.


MË SHUME NGA Lajme