Ambasada e Kosovës del me njoftim pas sulmit në Pragë
E. Hoti / RTKlive
Ambasada e Kosovës në Pragë ka reaguar pas sulmit të armatosur në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Karlit, në Pragë, ku së paku 15 persona kanë humbur jetën.
Ambasada e Kosovës në Pragë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale", ka thënë ambasada.
Të njëjtët kanë bashkëngjitur edhe numrin e kontaktit +420 257 217 775 për qytetarët për çdo kërkesë apo për ndihmë konsullore nëse iu duhet.
Të paktën14 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.























