Qeveria ndan mjetet për shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët
BKT
Në Fokus

Qeveria ndan mjetet për shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët

E. Hoti / RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës të enjten ka zhvilluar mbledhje elektronike në cilën janë marrë një sërë vendimesh.

Në këtë mbledhje janë plotësuar dhe ndryshuar vendimi i Qeverisë numër 05/128 të datës 16 shkurt 2023, vendimi numër 02/157 të datës 30 gusht 2023 dhe vendimi numër 05/169 të datës 27 tetor 2023.

Po ashtu është miratuar vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe  janë ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

Gjithashtu u aprovua nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.


MË SHUME NGA Në Fokus