Fituesi i këngës së Festivalit të RTK-së, performon në Festivalin e RTSH-së
A.B/RTKlive
Sonte është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH. Fituesi i edicionit të 62-të do të zgjidhet nga juria që përbëhet nga 11 anëtarë profesionistë. Në skenë do të performojnë 22 këngëtarë.
Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni, kurse fituesi do të përzgjidhet përmes televotimit.
Alfred Peza, drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, njëherit drejtor i Festivalit të këngës në RTSH, tha se fituesi i këngës së Festivalit të RTK-së, përherë të parë do të do të performojë në sonte në Festivalin e Këngës në RTSH.
“La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” ishte shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.
“Sonte një nga surprizat për publikun shqiptar është se fituesi i këngës së RTK-së, do të performojë në sonte në RTSH, do të jetë këngë përshëndetëse”, tha ai për RTK.
Peza tha se këtë vit ka prani më të madhe nga Kosova, duke përfshirë edhe prezantuese nga Kosova, po ashtu edhe pjesë e jurisë është edhe drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.























