FSK në kërkim të shtetasit të Kosovës të rënë në lumin Buna në Shqipëri
BKT
Lajme

FSK në kërkim të shtetasit të Kosovës të rënë në lumin Buna në Shqipëri

F.Sertolli / RTKlive

Një kontingjent i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka mbërritur të premten në mëngjes në Shqipëri për një operacion kërkim-shpëtimi.

Në njoftimin për media të FSK-së thuhet se kontingjenti i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të gjetur trupin e një shtetasi kosovar, i cili u zhduk në lumin Buna.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


MË SHUME NGA Lajme