11:29 / 23.12.2023
Ajeti njofton për mësim plotësues të gjuhës shqipe në Berlin e Brandenburg
V.Th. RTKlive
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti u bënë thirrje të gjithë prindërëve shqiptarë në landin e Berlin-it dhe të Brandenburg-ut, që të bëjnë lajmërimin e fëmijëve të tyre për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në shkollat publike gjermane (Erstsprachenunterricht).
“Regjistrimi i fëmijëve duhet të bëhet tek mësuesit ose drejtoritë e shkollave përmes plotësimit të formularëve. Kriteri kryesor që në një shkollë të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë”, tha Ajeti përmes një videomesazhi.























