Sonte, nis transmetimi i projektit muzikor të RTK-së për festat e fundvitit
BKT
Lajme

Sonte, nis transmetimi i projektit muzikor të RTK-së për festat e fundvitit

A.B/RTKlive

Nga sonte, në të gjitha platformat e transmetuesit publik, nis transmetimi i projektit muzikor të RTK-së për festat e fundvitit.

Këtë vit është përzgjedhur kënga Mëmëdheu me poezinë e Çajupit, e kënduar 33 vjet më parë nga Shkurte Fejza, me kompozimin e Kolë Susaj.

Kënga e riaranzhuar vjen nën interpretimin e Arbër Krasniqit i cili po ashtu ka bërë edhe orkestrimin e këngës.

Realizimi televiziv është bërë nën drejtimin e regjisorit të RTK-së, Lirian Kaçi.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, ky projekt është mesazh për të mos e braktisur Kosovën dhe për përgjegjësinë që ka secili për ta zhvilluar e bërë atë vend më të mirë.

Kënga ka nisur tashmë të transmetohet në Radio Kosovë, ndërkaq videon mund ta ndiqni premierë, pas këtij edicioni lajmesh, në orën 20:00.


MË SHUME NGA Lajme