Kënga `Mëmëdheu` vjen e riaranzhuar dhe realizuar nga RTK|VIDEO
BKT
Në Fokus

Kënga `Mëmëdheu` vjen e riaranzhuar dhe realizuar nga RTK|VIDEO

RTKlive

Nga sonte, në të gjitha platformat e transmetuesit publik, ka nisur transmetimi i projektit muzikor të RTK-së për festat e fundvitit.

Këtë vit është përzgjedhur kënga "Mëmëdheu", me poezinë e Çajupit, e kënduar 33 vjet më parë nga Shkurte Fejza, me kompozimin e Kolë Susajt.

Kënga e riaranzhuar vjen nën interpretimin e Arbër Krasniqit i cili, po ashtu, ka bërë edhe orkestrimin e këngës.

Realizimi televiziv është bërë nën drejtimin e regjisorit të RTK-së, Lirian Kaçi.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ky projekt është mesazh për të mos e braktisur Kosovën dhe për përgjegjësinë që ka secili për ta zhvilluar e bërë vendin më të mirë.

 


MË SHUME NGA Në Fokus