00:07 / 25.12.2023
Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën `Nënë Tereza`|VIDEO
RTKlive
Mesha solemne e Krishtlindjes është mbajtur në Katedralen Shën `Nënë Tereza` në Prishtinë dhe është udhëhequr nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.
Ipeshkvi Dodë Gjergji dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin.
Ai është lutur për paqe në botë dhe tha se duhet të angazhohemi që të ruajmë atë.
Gjergji gjithashtu bëri thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit dhe për promovim të tolerancës ndër fetare, për të cilën tha se është pasuri për shoqërinë tonë.

Ndryshe Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.
Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00, mbahet meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë























