07:23 / 25.12.2023
Vazhdon edhe sot programi për Krishtlindje
A.B / RTKlive
Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë, ka njoftuar se programi i festës së Krishtlindjes 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të vazhdojë edhe sot.
Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00 meshë mbahet edhe në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë.
Ndryshe sot në bazë të Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është ditë pushimi.























