Rrustemi: Vuçiqi njihet personalisht me kokat e grupit terrorist
BKT
Lajme

Rrustemi: Vuçiqi njihet personalisht me kokat e grupit terrorist

A.B/RTKlive

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Rrustemi ka publikuar një video nga një takim i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me disa serbë nga Kosova.

“Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’.  Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Lajme