19:24 / 25.12.2023
Pas Stambollit, Orkestra Frymore ‘Prizreni’ koncerton në Mitrovicë
M.P. / RTKlive
Orkestra Frymore “Prizreni” sonte do të koncertojë për të parën herë në Mitrovicë.
Në krye me dirigjentin Edon Ramadani, orkestra dje ka pasur debutimin në Stamboll. Ndërkaq sonte Muzeu i Mitrovicës do të jetë vendi ku do të dëgjohen tingujt e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.























