Krasniqi: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut
Sh.Ç /RTKlive
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, me rastin e Krishtlindjes ka vizituar disa familje, ku pas kësaj tha se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, posaçërisht gjatë festave”.
“Ngrohtësia e vatrave të zjarrit, dritat vezulluese që zbukuronin pemët e dekoruara bukur dhe meloditë e ëmbla të këngëve tona që kumbonin nëpër çdo shtëpi ku isha sot mysafir, i bënë vizitat e mia me rastin e Krishtlindjes vërtetë magjike. Përtej këtyre, ngrohtësia e vërtetë ishte mikpritja dhe mirësia që më dhuruan familjet e Edi Markut në Dardani, Rrok Lulit në Dujakë dhe Anton Nikollbibajt në Brekoc të Gjakovës, si dhe të Pjetër Përlazrit në Velezhë dhe Mario Palucës në Trepeticë të Prizrenit”, theksoi ai.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook i shprehi mirënjohje secilës familje që e priti me rastin e kësaj feste.























