Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna
BKT
Lajme

Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mbi 17 mijë anketa të realizuara deri më tani në regjionin qendër, 35 deri në 42 për qind të qytetarëve kanë deklaruar se do ta votonin LDK-në nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër.

"Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%", ka shkruar ai.

Anketat, në këtë nivel, sipas tij, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. 


MË SHUME NGA Lajme