Çitaku, Kurtit: Hajde shkojmë në zgjedhje
BKT
Lajme

Çitaku, Kurtit: Hajde shkojmë në zgjedhje

Sh.Ç /RTKlive

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që vendi të shkojë në zgjedhje.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se me qeverisjen e tij, Kurti do të shënojë në histori si më e dështuara ndonjëherë.

“Kryeministër, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeverisjen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë!”, ka shkruar ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme