Të akuzuarve për sulmin në Banjskë u vazhdohet masa e paraburgimit
BKT
Lajme

Të akuzuarve për sulmin në Banjskë u vazhdohet masa e paraburgimit

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë t’ua vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Në njoftimin e Themelores, thuhet se të pandehurit do të mbahen në paraburgim deri më 24 shkurt të 2024-s.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, ka njoftuar për RTK, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Në tetor, Gjykata Themelore ua kishte vazhduar masën e paraburgimit tre të dyshuarve. Ata gjenden në paraburgim që nga shtatori.


MË SHUME NGA Lajme