17:40 / 26.12.2023
Newcastle mposhtet nga Nottingham Forest
Uran Krasniqi / RTKLive
Nottingham Forest i ka mbajtur leksion futbollistik skuadrës së Newcastle United.
Në ndeshjen e xhiros së nëntëmbëdhjetë skuadra e trajnerit Eddie Howe është mposhtur me rezultat 1-3 nga skuadra e trajnerit Nuno Espirito Santo.
Ka qenë skuadra vendase ajo e cila ka kaluar në epërsi me golin e Isak nga penalltia, por pastaj Chris Wood ka shënuar një hat-trick kundër ish-klubit të tij, duke i dhënë fitoren skuadrës së Nottingham Forest.
Pas ndeshjes së sotme, në tabelën e kryesuar nga Arsenal, Newcastle gjendet në pozitën e shtatë, kurse Nottingham Forest në vendin e gjashtëmbëdhjetë.























