Terim vendoset në pankinën e Panathinaikos
BKT
Sport

Terim vendoset në pankinën e Panathinaikos

Uran Krasniqi / RTKLive

Fatih Terim është trajneri i ri i skuadrës greke, Panathinaikos.

Sipas njoftimit të klubit grek bërë të martën, ish-trajneri i Turqisë dhe Galatasaray ka zëvendësuar tashmë ish-trajnerin Ivan Jovanoviç. 

Skuadra athinase që ka fituar dy nga katër ndeshjet e fundit në kampionatin grek, gjendet në vendin e dytë në renditjen e Superligës, një pikë larg liderit PAOK. 

Terim së fundmi ishte trajner te Galatasaray, ku në janar të vitit 2022 kontrata e tij u ndërpre për shkak të rezultateve të dobëta.