United fiton ndeshjen që po e humbte nga Villa
BKT
Sport

United fiton ndeshjen që po e humbte nga Villa

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United e ka fituar ndeshjen që po e humbte nga Aston Villa. 

Skuadra e Erik ten Hag ka përmbysur atë të Unai Emery.
Ndeshja e xhiros së nëntëmbëdhjetë është mbyllur me rezultat 3-2. 
United e ka gjetur veten duke humbur në pjesën e parë, kur Villa ka krijuar epërsi me McGinn (2'1) dhe e ka ngritur atë me golin e Dendoncker (26'). 
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Reagimi i United ka ardhur në pjesën e dytë. Vendasit fillimisht kanë ngushtuar epërsinë me golin e  Garnacho (59'), pastaj i njëjti futbollist e  ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e një dhe në fund edhe kanë kaluar në avaantazh dhe e kanë fituar ndeshjen me golin e Hojlund (82'). 
Pas kësaj ndeshje, në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Villa gjendet e treta e United e gjashta.